Cult

Shpat Kapsapi qëllohet me plumb në kokë, në qendër të Tiranës

08/10/2018 18:26
nga:Gazeta Blic

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, aktualisht po qëndron në Tiranë pasi është pjesë e spektaklit “Your Face Sounds Familiar”.

Përveç angazhimeve në muzikë, ai duket se ka talent edhe për aktrim.

Shumë shpejtë do të publikohet filmi shqiptar “Dashuria S Mjafton”, ku pjesë e kastit të aktorëve është edhe Shpat Kasapi.

Në këtë projekt filmik, këngëtari i njohur vritet, e disa pamje nga ky moment mund ti shihni për herë të parë në një video ekskluzive të publikuar nga GazetaBlic.

Filmi “Dashuria S Mjafton” është xhiruar në Tiranë me regjisor Drilon Hoxha, e producent Drilon Hoxha. Përveç Shpatit në këtë film luajnë edhe aktorë tjerë të njohur si Drilon Hoxha,Cun Lajci,Dashnor Asllani,Lata Bajraliu,Afrim Ismaili,Blerim Morina,Avni Selimi,Klark Morinaj,Altin Mejdani,Pellumb Kaloshi, Redjan Staf Uka,Kenan Gurgurovci,Ajsi Xhaxhaj,Goni Sago,Ardit Zhela,Antonjo Gjonaj, etj.

Shpati do të paraqitet në rolin e biznesmenit dhe mafiozit.