Lajme

Shoqëria Civile kërkon dënim ligjor dhe moral për përgjegjësit në rastin e Valbona Markut

08/10/2018 11:54
nga:Q F

Shoqëria Civile që po proteston kundër vrasjes së grave,i është drejtuar institucioneve shtetërore me një letër publike, ku i kërkon dënimin moral dhe ligjor të përgjegjësve në rastin e Valbona Markut.

Organizatorët e protestës, kanë thënë se shteti ka dështuar edhe njëherë, ta mbroj gruan kosovare, ashtu siç dështoj me Diana Kastratin e shumë të tjera.

“Ne i drejtohemi institucioneve me letër publike me kërkesa për parandalim të këtyre ngjarjeve dhe jo të flasin pasi të ndodh” thuhet ndër të tjera në letrën që u lexua në protestë.

Ish presidentja e vendit Atifete Jahjaga gjithashtu ka thënë se vendi ynë ka dështuar që ta mbroj jetën e një vajze e gruaje që ishin pjesë e dhunës në familje