Cool

Shokon burri: Pretendon se “ka parë Zotin” në hije

02/13/2020 11:43
nga:N S

Një fotograf kapi një skenë magjike ndërsa shëtiste në Mbretërinë e Bashkuar këtë muaj – një fenomen që duket se krijon një ‘Perëndi në qiell’.

Lee Howdle po shëtiste në Parkun Kombëtar të Qarkut në Derbyshire, Anglinë Qendrore, ku u ndesh me një pamje të çuditshme, transmeton lajmi.net.

Drita duket se ka reflektuar në pjesën e pasme të hijes së tyre dhe formoi një ‘lavdi rrethore’ të ngjyrave rreth figurës së tyre të errët.

“Hija ime dukej e madhe. Reflektonte në këtë ylber rrethor”, tha ai për SWNS.