Lajme

Shmangia nga tatimi, ATK vihet në aksion

05/17/2018 15:46
nga:D.I

Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës (DHTI) sot ka zhvilluar një aksion të gjerë në 6 lokacione të ndara, nën dyshimin e veprës penale shmangie nga tatimi.

Me këtë rast janë bastisur tri lokacione në Ferizaj, dy subjekte tatimore dhe një zyrë e kontabilitetit, një subjekt tatimor në Kamenicë, një zyrë e kontabilitetit në Prishtinë dhe një subjekt tatimor në Graçanicë, me ç’rast janë sekuestruar fakte dhe dokumente që ndërlidhen me transaksione të dyshuara fiktive.

Dokumentet e sekuestruara janë 5 shtëpiza kompjuteri, dy laptop, një hard disk, një flash disk, si dhe libra të blerjes, libra të shitjes dhe fatura të ndryshme dhe prova të tjera që janë relevante.

Pas përfundimit të bastisjes, në zyrat e DHTI-së janë shoqëruar për intervistim 4 persona lidhur me veprimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore.

10/15/2018 15:23

ATK, diskutohen planet për të ardhmen