Sporti

Shkurtimi i pagave tek Juventus, Ronaldo heq dorë nga kjo shumë marramendëse

03/29/2020 19:17
nga:Mergim Rreci

Klubi i Juventusit ka mbyllur marrëveshjen me lojtarët dhe stafin teknik, që heqin dorë nga paga e 4 muajve, pra nga 33% e shumës vjetore që përfitojnë.

Një kursim total prej 90 milionë eurosh për shoqërinë bardhezi, që është një lloj frymëmarrjeje në këtë kohë krize për shkak të pandemisë së Koromavirusit. Është e qatë se futbollistët me kontratat më të majme do të humbin më shumë para.

Vetëm Cristiano Ronaldo ka hequr dorë, me vullnetin e tij, nga 10.3 milionë euro. Pas tij vjen holandezi de Light, që do të ketë në xhepat e tij, në fund të vitit, 2.6 milionë euro më pak nga ç’ka firmosur në kontratë, kur u ble në verë nga “Zonja e Vjetër”, përcjell GazetaBlic.

Higuain dhe Dybala heqin dorë respektivisht nga 2.5 dhe 2.4 milionë, për të vijuar me Ramsey, Rabiot (nga 2.3 miionë) dhe Pjanic (2.1 milionë)

Edhe Maurizio Sarri dhe bashkëpunëtoerët e tij kanë pranuar reduktimin e pagës me 33.3%. Trajneri toskan nga kjo marrëveshje ka “humbur” 2 milionë euro.