Showtime

Shkurte Fejza sjell një foto të vjetër, nuk do e besoni kush shihet pranë saj!

12/28/2017 13:59
nga:N S

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka kohë prej se është distancuar paksa nga karriera muzikore duke mos qenë produktive siç ishte në fillimet e saja.

Por, kjo nuk po e penalizon në asnjë formë që çdo rikthim i saj të bëj bujë e të marrë vëmendje përherë si një ‘damë’ e muzikës shqiptare.
Fatmirësisht, fama e suksesi i arritur nuk e bëri asnjëherë të dalë përtej vetes, e kjo thjeshtësi e veçon nga shumica e artistëve të tjera, veçanërisht atyre të rinj që sapo i ngjiten skenës, marrin ‘malin’.

Modestia e saj e përafroi aq fort me kolegët e saj sa këngëtarja nuk heziton për asnjë moment t’a shfaqë edhe me imazhe të para shumë vitesh, ku keni rastin t’i shihni disa nga figurat e njohura të artit tonë, disa akoma pjesë e skenës e disa të distancuar plotësisht.

Ky imazh e dëshmon një gjë të tillë, e veç tjerash edhe vë në pah ndryshimet e jashtëzakonshme të artistëve të mbledhur në një foto, të cilën Shkurte Fejza e ndanë me ju.

“Ju përshëndes me një foto të vjetë që para luftë me disa yje të atëhershme të estradës: Shahindere Bërlajolli. Violeta Kukaj, Violeta Kajtazi, Miranda Hashani, Edona LLaloshi, Adelina Thaçi, Rasim Thaçi-CIMA, Adelina Ismajli e të tjerë. Ju lutem të gjithëve që keni foto të ndrysh mi dergoni apo i postoni ne fb. Një kujtim i paharruar.”, është shkrimi me të cilin këngëtarja zgjodhi t’a përcjellë foton.

03/18/2018 16:38

Kështu ia thotë valles Shkurte Fejza në ditëlindjen e vajzës