Showtime

Shkurte Fejza kujton Leze Qenën: Artiste e madhe, arti i saj do të mbetet në kujtesën tonë

03/25/2020 18:38
nga:L I

Artistë të shumtë po kujtojnë momente që kanë kaluar me aktoren tashmë të ndjerë Leze Qena, shkruan GazetaBlic.

Në mesin e tyre edhe Shkurte Fejza e cila ka shkruar fjalët e veçanta për aktoren.

“Na iku edhe një artiste e madhe e skenës tonë, iku vetem fizikisht por do të mbetet gjithëmon në mendjet dhe zemrat tona dhe të shumë gjeneratave që do të vin pas neve. Do të na mbetet në kujtesën tonë arti i saj, shpirti i saj i bardhë dhe zemra e madhe e kësaj artisteje shumë të madhe.. Pusho e qetë Leze Qena artiste ikonë e skenës shqiptare”, ka shkruar Shkurte Fejza.

Leze Qena kishte disa ditë që ishte shtrirë në QKUK pasi gjendja e saj shëndetësore ishte rënduar.

Aktorja ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në moshën 85 vjeçare.

/GazetaBlic