Lajme

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

03/29/2020 14:09
nga:Norë Kelmendi

Ministri i shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, në një konferencë për media njoftoi sot edhe për dy viktima.

Bëhet fjalë për një person të shtyrë në moshë, 91 vjeçar dhe një pacient i moshës 31 vjeçe.

“Në klinikë për sëmundje infektive, ndërruan jetë dy persona, një pacient 91 vjeçar dhe një 31 vjeçar. Numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 16, derisa në total numri shkon në 257″.

Ndërkohë sa i përket pacientes nga Struga e cila ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, Filipçe paralajmëroi përgjegjësi.

Fillimisht do të shkarkohet drejtoresha e spitalit, e më pas do të vazhdojnë edhe procedurat tjera.

Kreu i Shëndetësisë shtoi se për hapjen edhe të dy pikave të reja për testim nga koronavirusi.

Në Çair punkti me punë do të filloj nga nesër derisa në Mlin Ballkan, pritet të filloj gjatë javës, raporton Alsat-M.

“Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë lineare. Në jemi në luftë me Covid-19. Fatkeqësisht numri i të infektuarve po rritet në botë, por rritet edhe tek ne. Do të rritet edhe numri i personave që ndërrojnë jetë. Sot ndërroi jetë edhe një person i moshës së re, që nënkupton se ndaj këtij virusi nuk janë imunë as personat e moshës së re”.

03/22/2020 16:41

Maqedonia e Veriut aplikon orën policore – S’ka lëvizje nga ora 21:00 deri në 06:00 tëmëngjesit