Lajme

Shkon në 89 numri i të infektuarve në Shqipëri

03/22/2020 12:45
nga:E Sh

Ka shkuar në 89 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informoi mbi situatën e COVID-19.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm më Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19: 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça”, thotë Fico.

Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: Tiranë 63 qytetarë, Durrës 6 qytetarë, Lushnje 2 qytetarë, Elbasan 2 qytetarë, Fier 8 qytetarë, Rrogozhinë 2 qytetarë, Kavajë 3 qytetarë dhe Korçë 3 qytetarë.

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete. /TCH/

04/02/2020 20:21

E tmerrshme: I infektuari me COVID-19 pështyn udhëtarin në tren, ja çfarë ndodh me të