Lajme

Shkon në 32 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

05/23/2020 21:29
nga:A. R.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, viktima %shtë e mosh%s 64-vjeçare nga Tirana, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

“Ndërron jetë në spitalin infektiv 64-vjeçarja, vuante nga limfoma e trurit Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje, në njoftim thuhet se 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit.

“64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit. nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. 64-vjeçarja është viktima e 32 e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe apelon edhe një herë qytetarët të respektojnë rregullat e distancimit social, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, përfundon njoftimi.