Lajme

Shkollat në Shqipëri mbyllen për dy javë, shkaku i koronavirusit

03/09/2020 09:57
nga:E Sh

Qeveria në Shqipëri është mbledhur të hënën në një mbledhje të jashtëzakonshme, pasi që u konfirmuan dy rastet e para tek në këtë vend.

Kryeministri Edi Rama ka thënë gjatë kësaj mbledhjeje se në kuadër të masave, është marrë vendimi që shkollat të mbyllen për dy javë, raporton tch.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin. Është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë mbylljen e të gjtha aktivieteteve, dëgjesa publike, deri më 3 prill”, ka thënë Rama.

“Kemi përgatitur edhe hyrjen në skenarin e parë, që ishte parapërgatitur nga ekspertët. Receta e më e gabuar ajo që buron nga paniku, ilaçi më efektiv janë arsyeja dhe qetësia. Duhet të informoheni nga burimet zyrtare dhe të zbatohen rreptësisht masat për higjienën vetiake”, ka vazhduar ai.
Rama po ashtu ka thënë se gjatë kësaj kohe ka pasur shenja shqetësuese të motivuara nga paniku, përmes burimesh të pacertifikuara për informim.

Ai ndërkaq ka thënë se “mbyllja e kufijve është masë drastike dhe nuk përdoret gjerësisht”.

06/03/2020 20:09

I infektuari me COVID-19 nga Obiliqi, punëtor i KEK-ut