Lajme

Shkolla ISP hap regjistrimet, ka një suprizë për vitin e ardhshëm shkollor

05/13/2019 11:32
nga:Gazeta Blic

Shkolla private në Marigona Rezidencë, International School of Prishtina (ISP) hap regjistrimet për vitin shkollor 2019-2020. Këtë vit regjistrimet nisin me një suprizë pasi për herë të parë në ISP do të hapet edhe klasa e 10-të. E për t’u regjistruar nga kopshti deri në klasën e 10-të mjafton të kontaktoni në FB-ISPKosova dhe IN-ISPKosova.

Nga kopshti dhe tashmë deri në klasën e 10-të, ISP njihet për cilësinë e edukimit që iu jep nxënësëve pasi që në kopësht fëmijët marrin mësime në gjuhën angleze dhe vlen të theksohet se në këtë shkollë gjenden edhe klasa internacionale ku mësimi zhvillohet anglisht.

Drejtori i ISP, Ayhan Alatas i ka ftuar prindërit që ta shfrytëzojnë mundësinë dhe t’i besojnë fëmijët e tyre për edukim në ISP pasi nuk do të zhgënjehen.

“ Në ISP edukimi zhvillohet me teknologjinë më të fundit si SmartBoard, IT, Science Lab etj. Por, jashtë kurrikulës mësimore kemi edhe shumë klube si i medias, artit, muzikës, fotografisë, sporteve dhe gjithashtu në shkollë përveç anglishtes jepen edhe gjuhët gjermanisht, italisht dhe turqisht. Prandaj me këto kushte nxënësit marrin formim të plotë që në hapat e para të mësimit.” u shpreh Ayhan.

Më tej, drejtori ka shtuar se shkolla për raste urgjente u jep nxënësve edhe shërbimin mjekësor, dentar dhe mbështetjen psikologjike.

“Një traditë në shkollën tonë është edhe pjesmarrja e nxënësve tanë në olimpiadat kombëtare dhe ndërkombëtare. Vetëm pak ditë më parë ne shkëlqyem në edicionin e parë në olimpiadën ndërkombëtare Owlypia që u mbajt në Kosovë dhe tashmë nxënësit do ta vazhdojnë garën në Cambridge dhe Boston. Puna e palodhur e arsimtarëve të cilët dua të theksoj janë të gjithë me nivelin master, dhe energjia e nxënësve bën që të kemi suksese jashtë shkollës. E gjithë ky sukses na dha besimin që vitin e ardhshëm shkollor të hapim për herë të parë edhe klasën e 10-të.” ka shtuar ai.

Në fund ka theksuar se pavarësisht se shkolla gjendet në periferi të Prishtinës, transporti është i lehtë pasi ka çdo ditë mikrobusë që transportojnë nxënësit pothuajse në të gjitha lagjet.

ISP është pjesë e rrjetit të shkollave Mehmet Akif dhe këto shkolla kanë një ekperience 19 vjeçare në sistemin e edukimit kosovar. Përgjatë këtyre viteve shumë nga të diplomuarit kanë fituar bursa dhe fakultete në universitetet më të mira botërore.