Lajme

Shkodra: KQZ duhet të hetohet dhe të na bëhet e qartë se çka ndodhi mbrëmë

02/10/2025 22:33
nga:G B

Magbule Shkodra ka thënë që duhet të ketë një hetim mbi rënien e sistemit të KQZ-së gjatë procesit të numërimit të votave të dielën.

“Duhet që të kemi një hetim sepse e gjithë kjo – shiko, ne këtu në studi kemi secili dyshimet. Shihni, sepse ka ndodhur dicka”, ka thënë Shkodra në Rubikon të Klan Kosovës.

“Prandaj unë e ftoj prokurorinë të bëjë një hetim dhe të na tregojë qartë se cfarë ka ndodhur mbrëmë sepse duam të gjithë të jemi të qetë sepse proceis zgjedhor – qytetarët kanë treguar një kulturë të lartë të votimt, gjithcka ka hskuar në rreugll, dhe në fund të dështojë KQZ-ka, sepse ishte një dështim, krijoi një huti, krijoi një pasiguri se çfarë po ndodh”.