Lajme

ShKK-ja tregon se si bëhet transportimi dhe përcjellja e të burgosurve me rrezikshmëri të lartë

10/27/2024 13:21
nga:G B

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka publikuar një video ku tregon të gjithë punën se si bëhet transportimi dhe përcjellja e personave me rrezikshmëri të lartë.

ShKK përmes një postimi në “Facebook” tha se nga Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur, ka siguri dhe profesionalizëm në çdo hap.

“Një punë që kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë. Një angazhim për siguri dhe drejtësi në çdo mision”, thuhet në postimin e Shërbimit Korrektues.