Sporti

Shkëndija turpëroi Rabotnickin, hat-trick i Ibraimit

09/16/2018 19:16
nga:Lorik J

Shkëndija ka turpëruar Rabotnickin në javën e pestë të LPFM-së, të dielën në Tetovë, duke e mposhtur me rezultat tenisi 6-2 (3-1).

Mysafirët të parët kaluan në epërsim ndërsa më pas vendasit gjetën tre gola. Nikoqirët dominuan edhe në pjesën e dytë, ku përvec tre golave të tjerë shpërdoruan edhe disa raste të mira shënimi.

Golat për tetovarët i shënuan Besart Ibraimi (3), kurse nga një Mici, Bojku dhe Herera (autogol), ndërsa për mysafirët realizuan Petkovski dhe Stjepanovic.

Pas këtij triumfi, Shkëndija me 11 pikë mbanë vendin e dytë, kurse Rabotnicki i katërti me 8 pikë.

Në javën e ardhshme, Shkëndija luan me Sileksin në Kratovë, ndërsa Rabotnicki zhvillon derbin me Vardarin.