Sporti

Shkëndija merr një lajm të mirë, Gaye pritet të jetë gati para duelit me Dritën

11/24/2025 17:36
nga:Lorik J

Skuadra e Shkëndijës të enjten ballafaqohet me Dritën në Conference League në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 21:00.

Klubi i Jeton Beqirit ka marrë një lajm mjaft të mirë para këtij ballafaqimi.

Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, portieri i Shkëndijës, Gaye pritet të jetë gati për këtë ballafaqim mjaft të rëndësishëm.

Gaye ka munguar në tri duelet e fundit, shkaku i një lëndimi, teksa të enjten pritet të jetë i gatshëm.

Ky ballafaqim mes Dritës e Shkëndijës ka ngjallur shumë interesim, teksa në stadium priten të jenë rreth 1 mijë tifozë mysafir.

/GazetaBlic Sport