Futbollisti kosovar, Endrit Krasniqi me shumë gjasë do të luajë ndeshjen e fundit sot me skuadrën e Prishtinës.
Ai sonte do të ballafaqohet me Gjilanin në finalen e Kupës së Kosovës në futboll me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Siç raportuam edhe disa ditë më parë, e ardhmja e tij pritet të jetë në Maqedoninë e Veriut tek Shkëndija e Tetovës.
Sipas burimeve jozyrtare të ‘GazetaBlic Sport’, skuadra nga Tetova i ka ofruar 7 mijë euro në sezon futbollistit të Prishtinës, pagë kjo jashtëzakonisht e lartë.
Ai në rast se pranon t’i bashkohet Shkëndijës, pritet t’i fitojë rreth 84 mijë euro në vit.
/GazetaBlic Sport