Sporti

Shkëndija arrin në Uells, gati për ndeshjen e Championsit

07/06/2025 21:07
nga:Lorik J

Shkëndija e Tetovës ka arritur në Oswestry të Uells, aty ku me datë 8 korrik do të zhvillojë ndeshjen e parë të turit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së The New Saints.

Kujtojmë me këtë skuadër “kuqezinjtë” ishin takuar edhe në vitin 2018-të. Shkëndija atë kohë kishte kaluar këtë kundërshtarë falë fitores me rezultatin e përgjithshëm 5:4, ku nuk duhet harruar ajo fitore nga ndeshja e parë në Shkup, 5:0, e ku 4 prej golave i kishte realizuar Besart Ibraimi.

Më poshtë keni fotot e publikuara nga Shkëndija: