Cult

Shkencëtarët në krijim të ‘mini-trurit’, duke përdorur ADN të Neanderthal-ve

05/14/2018 21:00
nga:P M

Shkencëtarët po përgatiten të krijojnë “trurin në miniaturë”, i cili do të jetë i inxhinieruar gjenetikisht për të përmbajtur ADN të Neanderthal-ve. Kjo është cilësuar një përpjekje e paprecedent për të kuptuar si ndryshon njeriu nga paraardhësit tanë të afërt, shkruan ‘The Guardian’, transmeton Gazeta Blic.

Në muajt në vazhdim, copa të vogla të indeve, të njohura si organoide të trurit, do të rriten prej qelizave burimore të njeriut, të montuar të përmbajnë versionin e disa gjeneve të “Neanderthalizuar (“Neanderthalised”).

Organoidet me madhësi thjerrëze, të cilat janë të paafta të mendojnë apo ndjenjë, kopjojnë disa nga strukturat bazike të trurit të rritur. Ato pritet të demonstrojnë për herë të parë nëse ekziston dallim domethënës, mes biologjisë së trurit të njeriut dhe atij të Neanderthal-it, shkruan ‘The Guardian’, përcjellë Gazeta Blic.

“Neanderthal-ët janë paraardhësit më të afërt të njerëzve të sotëm. Prandaj, nëse definojmë vetën si grup apo specie, janë pikërisht ata me të cilët duhet të krahasojmë vetën tonë”, thotë profesor Svante Pääbo, drejtor i departamentit për gjenetikë në Institutin për Antropologji Evolucionare ‘Max Planck’ në Leipzig të Gjermanisë, ku është duke u zhvilluar eksperimenti.

Profesor Pääbo, më herët kishte udhëhequr suksesshëm arritjen ndërkombëtare për zbërthimin e gjenomit të Neanderthal’ve. Ai tash është i fokusuar që në laboratorin e tij të risjellë në jetë veçoritë e Neanderthal’ve, duke përdorur teknika të sofistikuar për editim të gjeneve.

Prof Svante Pääbo

Në laborator, tashmë, janë futur gjene të Neanderthal-ve në një mi laboratorik për zhvillim të sipërfaqes së kafkës si dhe gjene të perceptorëve të dhimbjes në vezët e bretkocës, për të kuptuar dallimin e pragut të dhimbjes me njeriun.

“Jemi duke shikuar nëse mund të gjejmë dallimet bazike se si qelizat nervore funksionojnë, që mund të shërbejë si bazë e asaj pse është aq e veçantë lidhja mes njerëzve”, thotë Pääbo.

Kërkimet e zhvilluara për një kohë të gjatë dëshmojnë se Neanderthal-ët kanë varrosur të vdekurit e tyre, kanë vizatuar nëpër shpella dhe se truri i tyre ka qenë më i madh sesa i njeriut sot, përcjellë Gazeta Blic.

Në bazamentin përfundi zyrës së profesor Pääbo, shkencëtarët janë duke punuar për të nxjerrë ADN – kodin e jetës – nga njeriu antik dhe fosilet e kafëshëve të gërmuara anë e mbanë botës. Suksesi i ekipit të shkencëtarëve mbështetet në kujdesin obsesiv ndaj kontaminimit të ADN-së.

Kërkuesit pastrohen dhe vishen me kostume të llojit të astronautëve para se të hyjnë në dhomat sterile, të kontrolluara me dritë Ultra Violet dhe pajisur me sistem filtrimi të sofistikuar.

Vetëm falë kësaj disipline të rreptë pune është arritur të rigrupohet kodi i gjenomit të Neanderthal-ve, të marra nga mostra rëndë të dëmtuara, të nxjerra nga katër femra, të cilat kanë jetuar mijëra vjet përpara.

Gjenomet zbulojnë se Neanderthal-ët janë qiftëzuar me paraardhësit tanë dhe se 1-4% e jo-afrikanëve, sot, bartin ADN të Neanderthal-ve./GazetaBlic

09/23/2018 17:15

Testi i ‘ADN’ bashkon vëllain me motrën pas 30 vitesh