Sporti

Shkëmbim mes Napolit e Romës, Hysaj në qytetin e përjetshëm!

05/05/2020 14:15
nga:M K

Vështirë ta gjejë më formën e dikurshme që e kishte mbrojtësi i kombëtares shqiptare.

Elseid Hysaj regjistroi vetëm 13 paraqitje këtë edicion, andaj një ndryshim ambienti mbase do të ishte hap pozitiv në vazhdim të karrierës, përcjell GazetaBlic.

Siç shkruan “Calciomercato”, drejtorët sportivë të dy klubeve kanë projektuar një shkëmbim interesant.

Hysaj parashihet të kalojë në qytetin e përjetshëm, teksa nga Roma në Napoli do të kalonte i riu Rick Karsdorp.

Këtë të fundit Roma ishte e gatshme që ta heqë për 8 milionë andej prej edhe nga erdhi, Feyenordi, ku edhe është i huazuar momentalisht, por që drejtuesit e “Il partenopei” dëshirojnë t’i japin një shans përfaqësuesit holandez.

Gjithsesi, palët tashmë kanë bërë hapa para në këtë drejtim, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat ditëve në vijim, pra nëse do të ketë diçka më konkrete rreth kësaj çështjeje apo jo.

/GazetaBlic/

06/19/2020 17:42

E ardhmja e Hysajt merr kahje tjetër