Sporti

Shkëmbim i jashtëzakonshëm mes Real Madridit e Tottenhemit, Gareth Bale – Dele Alli

09/15/2020 21:34
nga:M K

Tabloidi anglez, “The Telegraph” vjen me lajmin e mbrëmjes.

Real Madridi dhe Tottenhemi po përgatisin një shkëmbim të bujshëm mes vete, përcjell GazetaBlic.

Bëhet fjalë për futbollistët Gareth Bale dhe Dele Alli.

Sipas tyre, të dy lojtarët do të kalojnë një edicionin në skuadrën tjetër si të huazuar, por pa specifikuar detajet e tjera.

Ditëve të ardhshme mund të kemi zhvillime më konkrete rreth këtij operacioni transferimi.

/GazetaBlic/