Lajme

Shkëmb Manaj zyrtarisht kandidat për deputet i LDK-së nga Istogu

11/16/2024 21:43
nga:Y I

Shkëmb Manaj ka njoftuar se sonte zyrtarisht është nominuar si kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sot, jam i nderuar t’ju njoftoj se Dega e LDK-së në Istog, së bashku me të gjitha strukturat tona të udhëhequra nga Kryetari, miku im Ilir Ferati, më kanë nominuar zyrtarisht si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bastioni i Ibrahim Rugoves dhe i kryetarëve të saj që bënë historinë, Shaban Manaj, Fadil Ferati e Haki Rugova, sonte dha kushtrimin e fitores së madhe të LDK-së” ka shkruar Manaj raporton “Gazeta Blic”.

Manaj ka thënë se një mbështetje e tillë është një përgjegjësi e madhe dhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për angazhimin e tij politik.

Ai ka thënë se mbetet i përkushtuar që t’i përfaqësojë me dinjitet të gjithë ata që i kanë besuar.

“Fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 është më shumë se një objektiv politik – është një domosdoshmëri për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Përvoja ka treguar se fuqia e Kosovës varet nga fuqia e LDK-së” ka shkruar Manaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Miq të çmuar,
Të nderuar qytetarë,

Veprimtarë dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Sot, jam i nderuar t’ju njoftoj se Dega e LDK-së në Istog, së bashku me të gjitha strukturat tona të udhëhequra nga Kryetari, miku im Ilir Ferati, më kanë nominuar zyrtarisht si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bastioni i Ibrahim Rugoves dhe i kryetarëve të saj që bënë historinë, Shaban Manaj, Fadil Ferati e Haki Rugova, sonte dha kushtrimin e fitores së madhe të LDK-së!

Kjo mbështetje është një përgjegjësi e madhe dhe një vlerësim i jashtëzakonshëm për angazhimin tim politik. Në të kaluarën, anëtarësia jonë më ka besuar fuqishëm në dy palë zgjedhje nacionale, duke më renditur si një nga deputetët më të votuar të LDK-së në vitin 2019. Për këtë besim, jam thellësisht falënderues dhe mbetem i përkushtuar që t’ju përfaqësoj me dinjitet dhe në përputhje me vlerat tona politike të përbashkëta.

Të dashur qytetarë,
Fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 është më shumë se një objektiv politik – është një domosdoshmëri për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Përvoja ka treguar se fuqia e Kosovës varet nga fuqia e LDK-së.

Kosovës i duhet një qeveri rugoviste dhe një kryeministër rugovist. Me liderin tonë, Lumir Abdixhikun, si kryeministër i ardhshëm, me ekipin tonë të përkushtuar dhe me një program politik të konkret, LDK është e gatshme të udhëheqë me vizion Republikën tonë!

Bashkë jemi, bashkë do të jemi përherë!
Zoti na bekoftë në këtë rrugëtim të mbarë!
Ju faleminderit nga zemra ✌️!