Publicisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, çështje e cila është përmendur në vazhdimësi nga Kryeministri Kurti.
Ai tha në një intervistë për “Gazeta Blic” se Ura do të hapet por jo tani.
Sa i pëket Marrëveshjes bazë ai deklaroi se e njëjta është më e keqe se ajo që është kryer nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi.
“Ura e Ibrit sigurisht që do të hapet por jo tani. Kurti kur ishte në opozitë thoshte e zgjidhi lehtë punën e Serbëve sepse shkoj e bisedoj me ta por nuk e ka bërë atë punë. Prej atyre përgjimeve që paten dal me Mimoza-Kusarin, është koordinu si edhe të tjerët me Radojiçiqin dhe Listën Serbe sepse Lista Serbe sipas Kuhtetutës duhet me qenë pjesë e Qeverisë. Problemi nuk është aty por tek dyftyrësia e politikanëve tanë, kur janë në opozitë thonë kështu e kur vijnë në pushtet ndryshe. Sa i përket Urës, me marrëveshjet e arritura më herët duhet të lirohet dhe ka patur nis me u liru por tani është një proces shumë i stërzgjatur i kushtëzimeve sepse edhe njëra pale edhe tjetra nuk janë të kënaqur me Marrëveshjen përfundimtare për normalizimin e plotë. Tani është edhe më keq kjo marrëveshja që është kry se ajo që e ka bërë Isa Mustafa edhe Hashim Thaqi” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.
Maliqi potencoi se mos-besimi i faktorit ndërkombëtar ndaj Albin Kurtit është maksimal.
“Mos-besimi ndaj Kurtit tek faktorët ndërkombëtarë është maksimal, nuk I besojnë më as fjalës, as asaj çfarë thotë. Në një moment ai patjetër do ta qojë Draft-Statutin në Gjykatën Kushtetuese sepse garancat e Perëndimit janë që nuk do të krijohet niveli i dytë i pushtetit. Unë nuk jam ekspert dhe nuk e kam pare marrëveshjen por unë besoj se Perëndimi që n aka dhënë Pavarësinë ata janë të interesuar me rrumbullaksu këtë proces por jo me kushtin që të rebelohen serbët e veriut dhe të prishen punët edhe me Serbinë sepse ajo është më shumë në ‘lojë’ sesa ne në këtë proces. Vetë Vuçiqi është mes perëndimit edhe lindjes” tha Maliqi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
Intervistën e plotë me publicistin, Shkëlzen Maliqi, e ndiqni në faqen e Facebook të “Gazeta Blic” dhe në Youtube.
/Gazeta Blic/