Cult

Shkëlzen Doli sot dërgon tingujt e violinës së tij në festivalin “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” në Tetovë

11/10/2017 12:43
nga:M H

Me rastin e 5 vjetorit të Festivalit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” në Tetovë, shoqata “Alegretto” organizon koncert me virtuozin e muzikës shqipe, violinistin e Filarmonisë së Vjenës Shkëlzen Doli dhe orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar, nën dirigjimin e Gridi Krajës.

Koncerti Gala do të mbahet sot në Qendrën e Kulturës-Tetovë, me fillim në ora 18:30. Biletat mund të gjenden në Qendrën për Kulturë.

Me 14 nëntor, do të mbahet koncert me muzikë orientale, me ç’rast do të bëhet edhe promovimi i albumit “The last breath”. Në “Nay” do të interpretojë Abas Jahja, ndërsa në kitarë do të performojë Ebrar Mazhar. Koncerti do të mbahet në klubin e artistëve “ODA”, me fillim në orën 19:00, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë e lirë.

Koncert recital do të mbajë pianisti virtuoz tetovar Shkëlzen Baftiari. Koncerti do të mbahet në sallën e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë e lirë.

Më 17 nëntor me fillim në orën 19:00 në Pallatin e Kulturës do të performojë tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha dhe sopranoja Nita Zenuni. Ansamblin do ta dirigjojë Prof.dr.Isak Shehu. Për këtë koncert hyrja do të jetë falas.

Më 19 nëntor me fillim në orën 19:00 koncert do të mbajë ansambli i njohur kosovar “ATTACCA”. Koncerti do të mbahet në sallën e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës, në Qendrën për Kulturë-Tetovë, kurse hyrja do të jetë falas.

11/11/2017 17:05

Arban Abrashi takon Shkëlzen Dolin