Sporti

Shkëlqeu në Serie B, talenti: Ëndërr të rikthehem te Milani!

04/04/2020 12:52
nga:M K

Është nga akademia e Milanit, teksa së fundi ishte huazuar te Pordenone në Serie B.

Fjala është për tinejxherin italian, Tommaso Pobega, që ka treguar paraqitje të shkëlqyera me skuadrën nga divisioni i dytë i futbollit në Apenine, përcjell GazetaBlic.

Ai ka folur për “TuttoMercatoWeb” ku ka deklaruar se një rikthim eventual i tij në “San Siro” do të ishte ëndërr, megjithëse 20 vjeçari pohoi se aktualisht po mendon vetëm për të tashmën dhe se nuk e ka ndërmend të ngutet.

“Për momentin po mendoj për mbylljen e sezonit. Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, po mundohem të fokusohem në këtë që po bëj tani. Më pas do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Rikthimi te Milan është ëndërr sigurisht.

Sidoqoftë, sot po mendoj për të tashmen. Duhet të përfundoj sezonin në mënyrën më të mirë. Me të tjerat do të merret agjenti im, por rikthimi te Milan do të ishte një ëndërr për mua”, tha ndër të tjera Pobegan.

/GazetaBlic/

06/04/2020 10:18

Silva afër rikthimit në Milan