Sporti

Shkëlqen Ronaldo, Juventusi ngjitet në vendin e tretë

02/22/2021 22:42
nga:Lorik J

Juventus ka shënuar fitore në shtëpi kundër Crotone.

“Bianconerët” fituan me rezultat 3 – 0, ndeshje ku shkëlqeu Cristiano Ronaldo me dygolësh, shkruan lajmi.net.

Portugezi pas harkimit të Sandros shënoi me kokë për të zhbllokuar shifrat dhe pas rishikimit të VAR, goli doli të jetë në pozitë të rregullt (38′).

Ronaldo doli prapë në skenë në fundin e pjesës së parë duke shënuar sërish me kokë, vetëm se këtë herë asistues ishte Ramsey (45+1).

Në pjesën e dytë, fitoren e Juventusit, e vulosi Weston McKennie me një goditje të fuqishme pas topit të kthyer (66′).

Juventus me këtë fitore ngritët në pozitën e tretë me 45 pikë, ndërsa Crotone renditët në fundin e tabelës me 12 sosh