Viktor Osimhen ka kërkuar falje.
Sulmuesi i Napolit, i cili doli pozitiv me Covid, kur u kthye nga pushimet në Nigeri, publikoi një mesazh për të sqaruar atë që ndodhi gjatë festës shumë të diskutuar që e pa atë si protagonist të një shkeljeje serioze të masave anti-covid, përcjell GazetaBlic Sport.
“Më vjen keq për çfarë ndodhi. Unë isha gabim që shkova në Nigeri tani, edhe nëse atje kam kaq shumë dashuri duke filluar nga vëllezërit e mi. Unë isha gabim që mora pjesë në festën e befasisë duke mos kuptuar rrezikshmërinë e asaj që po bëja. Unë i kërkoj falje shoqërisë, trajnerit, ekipit dhe tifozëve ”, shkruajti nigeriani në Instagram.
/GazetaBlic Sport