Lajme

Shkarkimi i Valdete Dakës, PDK do ta dërgoj në Kushtetuese vendimin e Vjosa Osmanit

06/17/2021 10:44
nga:N M

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se do ta qojnë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e ish-kryesuese së KQZ-së Valdete Daka.

Ajo e quajti presidenten Vjosa Osmani presidente të njëanshme dhe se e bëri këtë shkarkim në koordinim me kryeministrin, Albin Kurti.

Deliu-Kodra u bëri thirrje edhe partive të tjera opozitare që të i bashkohen kësaj nisme.

Po ashtu deputeti i LDK Driton Selmanaj  e ka quajtur vendimin për shkarkimin e Dakës skandaloz dhe përpjekje për kapjen e KQz-së.

Osmani do të takohet me Borellin dhe Erdoganin në Turqi