Lajme

Shkarkim i ri në Qeverinë Haradinaj?!

01/11/2019 18:01
nga:Gazeta Blic

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka lënë të hapur mundësinë e shkarkimit të ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo.

Shkarkimi i këtij ministri që vjen nga Lista Serbe, është njëri nga pesë kushtet e vëna nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, në këmbim të votave për miratimin e Ligjit për Buxhetin, që kaloi në lexim të parë e pret leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj në konferencën e sotme për media, në serbisht, ka deklaruar se shkarkimi i Rikalos është i mundshëm.

“Është e mundur që ministri i Bujqësisë nga Lista Serbe të zëvendësohet”, ka theksuar ai.