Sporti

Shkak koronavirusi, shtyhet ndeshja Strasbourg – PSG

03/06/2020 22:52
nga:M K

Italia ishte e para, tani edhe Franca.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, ndeshja e paraparë të zhvillohet nesër mes Strasbourgut dhe PSG’së është shtyer, përcjell GazetaBlic.

Rreziku nga përhapja e koronavirusit dhe rritja e ndjeshme e rasteve ditëve të fundit ka detyruar edhe autoritetet e futbollit francez që ta marrë këtë vendim.

Takimi do të luhej të shtunën nga ora 17:30, por tani drejtuesit e federatës janë dakorduar për ta zhvendosur në një datë të pacaktuar.

Kjo është ndeshja e parë e kampionateve franceze që anulohet, derisa shpresojmë që të jetë e fundit, megjithëse duke parë rritjen e numrit të të prekurve, vështirë të ndodhë.

/GazetaBlic/

06/23/2020 20:58

Tre futbollistë të PSG rezultojnë pozitivë me koronavirus