Lajme

Shitën kundërligjshëm polisa të sigurimit, arrestohen të dyshuarit

12/07/2017 10:49
nga:M H

Të mërkurën në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit dyshohet se kanë shitur polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme.

Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

12/16/2017 15:06

Kapet kosovari, i kërkuar ndërkombëtarisht