Sporti

Shikoni se çfarë ka bërë Draxler pas humbjes ndaj Lille

04/15/2019 14:57
nga:Lorik J

Lojtari i PSG-së, Julian Draxler është parë shumë i nervozuar me gjyqtarët pas humbjes turpëruese nga Lille në Ligue 1.

Pamjet tregojnë se gjermani ishte i papërmbajtur – ndërsa ai shpërtheu tek referi, Benoit Bastian – përcjell GazetaBlic.

Ai mund të dëgjohet duke bërtitur: “Pse kemi VAR nëse nuk shikoni? Ma shpjegoni këtë!”

Areola i kërkon Draxler të qetësohet, por më pas ai e largon bashkëlojtarin e tij.

PSG humbi me rezultatin 5-1 nga Lille dhe gjithashtu humbi mundësinë për të fituar titullin e radhës në Ligue 1.

Kjo është humbja më e thellë e PSG-së në Francë që nga viti 2000.

/GazetaBlic/