Showtime

Shikoni performancën e plotë të Beyonces në Coachella – Dukje e përkyer dhe performancë spektakolare

04/16/2018 20:03
nga:F.B

Beyonce ka realizuar një prej performancave më të suksesshme në karrierën e saj ditë më parë në festivalin më të madh në botë, Coachella.

Festivali disa ditor i mbajtur në Kaliforni ka mbledhur qindra mijëra adhurues nga e gjithë bota.

Ajo ndërroi disa herë dukjen e saj në këtë performancë epike, duke u shfaqur secilën herë më perfekt se tjetrën.

Bukuroshja po ashtu befasoi duke sjellë grupin Destinys Child, vajzat eg rupit ku nisi karrierën.

Beyonce me një armatë prej 100 valltarësh dhe bendit fenomenal, performoi për rreth 105 minuta si asnjëherë më parë.

“Coachella, a jeni gati”, u shpreh Bey para se të nisë setin “Crazy in Love” me hitet tjera që pasuan si “Freedom”, “Formation”, “Sorry”, “Diva” etj.

Shumë artistë të tjerë përgëzuan Beyoncen për performancën e saj në këtë festival.

07/18/2018 14:43

Beyonce bashkon shqiptarët