Sporti

Shikoni këtë detaj interesant në ndeshjen Chelsea-City

02/11/2019 08:20
nga:I S

Manchester City shkatërroi Chelsean në fundjavë me rezultatin tenistik 6-0, duke vazhduar kështu kryesimin në Premier Ligë, me një ndeshje më shumë se Liverpooli.

Në këtë ndeshje Sergio Aguero shënoi hat-trick. Argjentinasi realizoi në minutën e 13-të 19′ dhe 56′.

Në fund të takimit gjyqtari kryesor Mike Dean bëri shaka për një moment me sulmuesin e City duke ia fshehur topin e het-trikut.

E gjitha kjo kaloi me shaka në mes të dyshes, e pastaj edhe në mes tifozëve në rrjetet sociale.

Sergio Aguero është futbollisti me më shumë hat-trick të shënuar në Premier Ligë, me plot 11 të tillë.