Sporti

Shikoni emocionet e përmbysjes së jashtëzakonshme të Sllavia Pragës ndaj Sevillas

03/15/2019 08:58
nga:M K

Pas humbjes 1-0 në Kroaci ndaj Dimano Zagreb, Benfia ka përmbysur gjithçka në ndeshjen e kthimit, por i janë dashur 120 minuta për ta bërë këtë gjë.

Pasi rezultati pas 90 minutave ishte 1-0, ndeshja shkoi në shtesë dhe aty portugezët goditën dy herë duke siguruar kualifikimin.

Ishte Jonas ai që zhbllokoi rezultatin dhe çoi ndeshjen në shtesë.

Më pas golat e Ferro dhe supergoli i Grimaldo-s vendosën gjithçka në favor të vendasve. Dinamo nuk kishte shanse.

120 minuta janë dashur edhe në ndeshjen e luajtur mes Slavia Prague dhe Sevilla. Skuadra çeke ka fituar 4-3 dhe është kualifikuar për në çerekfinale.

Ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar 2-2, ndërsa me të njëjtin rezultat përfunduan 90 minutat e dyta.

Si pasojë, sfida shkoi në kohë shtesë dhe ishin miqtë ata që shënuan të parët me Vazquez.

Megjithatë, çekët gjetën fuqinë për të barazuar dhe shënuan në fund të takimit me autogolin e Kjaer.

https://www.youtube.com/watch?v=OfYJCbEkTwQ

05/25/2019 12:43

Sa janë reale shifrat e vdekshmërisë nëpër klinikat e QKUK-së?