Sporti

Shifra të çmendura – Vetëm ky futbollist i Anglisë vlen afro katër herë më shumë se kombëtarja e Kosovës

09/10/2019 11:21
nga:M K

Kosova sot do ta ketë ndeshjen më të rëndësishme të ciklit kualifikues.

Dardanët do të jenë mysafirë të Anglisë në “Southampton”, me të vetmin synim, arritjen e një rezultati pozitiv, shkruan GazetaBlic.

Ashtu edhe siç ka deklaruar selektori Challandes, momentalisht Anglia ka njërën prej skuadrave më të mira në botë, por nëse nuk shkon për fitore atëherë i duhet të ndërrojë profesion.

Gjithsesi, përkundër dëshirës së madhe të tifozëve për rezultat pozitiv dhe gjasave minimale që kjo gjë të ndodh realisht, sipas “transfermarkt” ekziston një dallim shumë i madh mes Anglisë dhe Kosovës të paktën në çmim.

Interesant është fakti se vetëm Harry Kane vlen afro 160 milionë euro, kurse e gjithë kombëtarja jonë vlen afro 40.1 milionë.

Ndërkaq, çmimi total i përfaqësueses “Tre Luane” sillet afro 1.1 Miliardë euro.

/GazetaBlic/

09/18/2019 22:41

Çmenden serbët – Sportistët kosovarë ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë