Lajme

Shi dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për sot

05/02/2022 07:27
nga:G B

Sipas MeteoAlb vendi ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat në orët e para të ditës parashikohet të sjellin reshje shiu si fillim në zonat Jugore.

Mesdita dhe pasditja do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë territorin. Por mbrëmja përmirëson gradualisht kushte e motit në zonat Jugore dhe
pjesërisht ato Qëndrore.

Ndërsa Veriu mbetet me reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohëshme të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta. Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht motin.

Maqedonia e Veriut

Paraditja do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësiarve të shpeshta. Por mesdita dhe pasditja shtojnë vranësirat duke sjellë rrebeshe të izoluara. Ndërsa mbrëmja parashikohet të sjelli përmirësim gradual të kushteve atmosferike në territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian do të jetë me vranësira të shpeshta shiu në zonat Jugore dhe në pjesën më të madhe të Qëndrës, ku pritet që herë pas here të kemi dhe rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere.

Ndërsa Britania e Madhe dhe Vendet Nordike do të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm.

Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mbetet Lindja e kontinentit.