Lajme

‘Shfaqet’ Enver Hasani: Presidenti nuk mund të bëjë asgjë për taksën në rast të gjendjes së jashtëzakonshme

03/18/2020 00:05
nga:Gazeta Blic

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, presidenti Hashim Thaci nuk mund të largojë taksën, por vetëm të merret me temën e koronavirusit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme të cilën e kundërshtoi kryeministri. Duhen 2/3 e votave të deputetëve të pranishëm në Kuvend që gjednja e jashtëzakonshme të shpallet. Presidenti merr kompetenca shtesë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

‘’Nuk mund Presidenti të bëjë asgjë përvec asaj që thuhet në nenin 84. Presidenti merr kontrollin e FSK’së. Nuk guxon të largojë taksën, nuk mund të bëjë asgjë në qeveri. Vetëm merr masa për koronavirusin’’, thotë Hasani.

‘’Edhe po të ngjallej Stalini nuk mund të bëjë gjëra jashtë kompetencave. Kuvendi është Gjykata kushtetuese në këtë rast. Askush nuk ka nevojë të bëhet marak’’shton ai.

LAJMI I FUNDIT: Presidenti Thaçi i kërkon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

03/26/2020 14:53

Enver Hasani – “Nënë e dashur”