Geek

Shfaqen specifikat e Xiaomi Mi 9X

03/27/2019 13:21
nga:L H

Javën e kaluar, raporti i faqes XDA përmendi tre pajisje të reja Xiaomi, emrat kodues pyxis, bamboo sprout dhe cosmos sprout.

Të tre modelet kanë një sensor të gjurmëve të gishtave në ekran, dhe versionet “sprout” janë pjesë e linjës Android One. Kjo sugjeron që ata mund të shfaqen si Xiaomi Mi A3 dhe Mi A3 lite. “Pyxis” duhet të jetë telefoni i ardhshëm Xiaomi X, dhe tani u shfaqën specifikat për modelin e pritur si Mi 9X.

Sipas informatave të rrjedhura, Xiaomi Mi 9X do të ketë një ekran FHD AMOLED prej 6.4 inç, një kamerë për selfi 32MP dhe një sensor gjurmë gishtash në ekran. Ai do të mundësohet nga procesori Snapdragon 675, i çiftuar me 6GB RAM dhe 64GB hapësirë të ruajtjes.

Telefoni do të ketë tre kamera në pjesën e prapme (sensor kryesor 48MP, 13MP me kënd të gjerë dhe 9MP telefoto). Kur është fjala për softuer, telefoni do të përdorë ndërfaqen Miui 10, e cila vjen përmes platformës Android 9 Pie. Bateria ka një kapacitet prej 3300mAh dhe mbështet ngarkesën e shpejtë 18W.

Pritet që modeli Mi A3 të ketë karakteristika të ngjashme me Mi 9X, me Mi A3 që ka gjasë të ketë një rezolucion më të ulët të ekranit dhe një procesor më të dobët.

Mi 9X pritet të ketë çmim rreth 220 euro dhe duhet të paraqitet në prill