Lajme

Sheshi “Adem Jashari” do të përurohet këtë ditë

08/01/2018 13:13
nga:Gazeta Blic

Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë do të përurohet nesër në orën 19:00.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka bërë të ditur për publikun këtë, në një konferencë për media.

Punimet për këtë shesh kanë filluar në mars të këtij viti, e planifikuar për të qenë në formën e një shëtitoreje.

Sipas drejtorit të investimeve kapitale dhe menaxhimit të kontratave, Gëzim Mehmeti, përfundimi i këtij sheshi ka përfunduar 9 ditë para afatit kohor që ishte caktuar.