Lajme

Sherr për parkimin, raportohet për dy të vrarë e dy të plagosur në Tetovë

12/27/2023 16:49
nga:Y I

Dy persona dyshohet se janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Çollopek të komunës së Bërvinicës, në Tetovë.

Sipas asaj që raportojnë mediat vendëse, sherri ka filluar për një vend parkimi, për të përfunduar në fatkeqësi.

Ende nuk dihen detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por dyshohet se personat që janë përfshirë në konflikt kanë pasur mosmarrëveshje dhe më herët.

/Euronews Albania/