Showtime

Sherr në koncertin e Elvana Gjatës, shikoni si rojet e sigurisë qëllojnë me grushte fansin

08/09/2018 15:11
nga:N S

Përveç këngëve, klipeve apo bashkëpunimeve të sjella deri tani, Elvana  ka edhe një axhende të tejmbushur me koncerte në qytet të ndryshme të Shqipërisë.

E gjitha kjo duket sikur 31 vjeçarja po e nis aty ku e kishte lënë. Një pjesë të mirë të koncerteve po I mban në Kosovë dhe së fundmi ishte në Pejë.

Por, gjatë koncertit ka ndodhur një sherr i sjellë në këtë video nga të pranishmit. Në këtë video dallohen rojet e sigurisë të clubit të cilët qëllojnë në grushte një prej fansave të pranishëm.

Nuk dihet saktësisht se çfarë ka bërë fansi ndaj të cilit është reaguar në këtë mënyr ë të dhunshme, por videoja e shpërndarë nga përdoruesit e rrjeteve sociale ka marrë komente të shumta.