Lajme

Sherr mes deputetëve të PD-së dhe policisë brenda Komisariatit Nr. 1 të Tiranës

01/24/2026 22:20
nga:Y I

Këtë të shtunë, pas protestës së opozitës, raportohet nga gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, se në ambientet e Komisariatit Nr. 1 ka ndodhur një situatë e tensionuar dhe e paprecedentë.

Sipas saj, ka pasur një përplasje mes deputetëve të PD-së, familjarëve të protestuesve dhe forcave të policisë.

Nga pamjet e publikuara shihet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat “Shqiponja”.

Sipas gazetares, brenda komisariatit ndodhen deputetët e PD-së Tomorr Alizoti, Besart Xhaferi dhe Bledi Himçi.

Situata raportohet të jetë e tensionuar dhe e agravuar mes palëve.

/Euronews Albania/