Lajme

Shërohet nga koronavirusi kryetari i Malishevës, Ragip Begaj

11/26/2020 16:18
nga:Y I

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga koronavirusi, raporton Gazeta Blic.

Lajmi është konfirmuar me anë të një njoftimi nga komuna.

Në komunikatë është bërë e ditur se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se i njëjti në testin e fundit ka rezultuar negativ.

Njoftimi i plotë:
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj është shëruar nga covid-19

Malishevë, 26 nëntor
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndonëse është duke trajtuar ende në Klinikën Infektive në QKUK, në testin e fundit për covid-19, ka rezultuar negativ. Kjo është konfirmuar nga familjarët e kryetarit, të cilët janë informuar për rezultatin e testit të fundit.
Gjendja shëndetësore e kryetarit Begaj, ditëve të fundit është më e mirë dhe dita ditës është duke u përmirësuar.