Lajme

Sherifi: Dje ra maska e Zajednicës, sot ajo e Manastirit të Deçanit – cila e ka radhën?

03/13/2024 16:37
nga:G B

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë, për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se koha nuk e ndryshon askënd, ajo veç çjerr maska.

Ai ka shtuar se dje ra maska e Zajednicës e sot ajo e Manastirit të Deçanit.

Postimi i tij i plotë:

Koha nuk e ndryshon askend, ajo veç çjerr maska. Njëra bie tjetra del. Dje ra maska e zajednicës sot ra ajo manastirit të Deçanit!

Cila e ka rradhën?!