Lajme

Sherfi: Nisma kundërshton versionin aktual të Demarkacionit

12/05/2017 11:31
nga:M H

 

Shefi i grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherfi në një deklaratë për medie ka theksuar se Nisma është kundër versionit aktual të Demarkacionit, raporton Gazeta Blic.

Sherifi e ka quajtur tallje punën e komisionit të ri shtetëror të Kosovës dhe të gjeturat e reja për kufirin e Kosovës.

“Nisma një  version të tillë nuk e mbështet, e gjithë kjo puna e komisionit shtetëror është tallje, nënshkrimi i një marrëveshje është e papranueshme”, ka thënë Sherifi, raporton Gazeta Blic.

Tutje Sherifi ka shtuar se Nisma ka dallime të mëdha me partnerët e koalicionit, si për çështjen e Demarkacionit ashtu edhe për të Asociacionit./GazetaBlic./

 

12/10/2017 22:59

Pse po vonohet Termocentrali “Kosova e Re”?