Lajme

Shërbimi Korrektues përfundon protestën, paralajmërohet edhe një tjetër

02/11/2019 09:25
nga:L H

Ka përfunduar protesta e punëtorëve të Shërbimit Korrektues.

Kryetari i sindikatës Zenun Sadikaj ka paralajmëruar se edhe të enjten në Prishtinë do të protestojnë.

Ai i ka bërë thirrje presidentit që mos ta dekretojë Ligjin për paga.

Shërbimi Korrektues kërkon koeficient të barabartë me Policinë e Kosovës dhe po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 për qind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë.

Protesta u mbajt në burgun e Dubravës, Lipjanit dhe DyzitKryetari i Sindikatës së SHKK-së, Zenun Sadikaj, ka thënë se do të mbajnë protestë të enjten para Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërsa kanë thënë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen edhe pas kësaj proteste, atë do ta vazhdojnë edhe në Prishtinë.

 

Punëtorët e Shërbimit Korrektues fillojnë protestën, të pakënaqur me Ligjin për Paga