Lajme

Shënohet viktima e dytë nga Koronavirusi në Kroaci

03/26/2020 13:52
nga:Y I

Një 74-vjeçar nga Zagrebi ka vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, i cili ka qenë në respirator ditët e fundit për shkak të koronavirusit.

Drejtoresha e spitalit Alemka Markotiq tha sot në një konferencë për shtyp se një nga pacientët e saj me frymëmarrje ishte në gjendje kritike.

Kjo është viktima e dytë e koronavirusit në Kroaci, ku deri më tash gjithsej 481 njerëz janë sëmurë dhe 22 janë shëruar. Po ashtu, dy rastet e para të infektimit nga policia janë regjistruar.