Lajme

Shënohet rënie e tmerrshme e shitjes së veturave të reja në BE

05/19/2020 12:23
nga:M K

Pandemia e koronavirusit e ka goditur rëndë sektorin e shitjes së veturave të reja në Bashkimin Evropian.

Gjatë muajit prill, në tërë Bashkimin Evropian u regjistruan vetëm 271 mijë vetura të reja, 76 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Rënia më e madhe e shitjes së veturave u shënua në Itali me 97.6 për qind dhe në Spanjë me 96.5 për qind. Rënie e madhe e shitjeve u shënua edhe në Gjermani dhe Francë.

Ndërkohë gjatë katër muajve të parë të këtij viti, regjistrimet e veturave të reja kanë rënë për 38.5 për qind.

Sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Veturave (ACEA), rënia e shitjeve ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së përkohshme të prodhimit në fabrika dhe mbylljes së dyqaneve si pjesë e masave kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit.

06/02/2020 13:27

Rinisja e dialogut Prishtinë-Beograd, Lajçak thotë se ka mbështetjen e fortë të 27 shteteve anëtare të BE-së