Lajme

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

02/26/2020 17:21
nga:Norë Kelmendi

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se koronavirusi ka arritur edhe atje, kjo pasi një paciente e ardhur nga Italia ka rezultuar pozitive gjatë testit të zhvilluar në orët e pasdites.

Ai në një intervistë të jashtëzakonshme për media deklaroi se pacientja është e shtruar në repartin e infektologjisë por në gjendje të mirë.

Pacientja ka qenë në Itali, për një muaj, po në Itali nuk ka qenë e trajtuar. Ministri tha se nuk ka nevojë për panik dhe se po merren të gjitha masat, shkruan Alsat M.

03/29/2020 14:09

Shkon në gjashtë numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut